Lajme

Policia jep detaje për të shtënat para Ministrisë së Tregtisë

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 11 October 2022

Të hënën para Ministrisë së Tregtisë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 15:35, ku një person ka njoftuar se derisa ishte duke lëvizur me veturë, dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij e më pas janë larguar.

Si pasojë e të shtënave me armë, janë shkaktuar dëme materiale në veturën e ankuesit.

-Advertisement-

Derisa në vendin e ngjarjes në .cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja të armës së zjarrit
Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

“Ankuesi mashkull ka informuar se për deri sa ishte duke lëvizur me veturë, dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe më pas janë larguar. Si pasoj e të shtënave me armë, janë shkaktuar dëme materiale në veturën e ankuesit. Nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja të armës së zjarrit. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera