Fokus

Policia jep detaje për gruan çeke që u sulmua nga qentë endacak në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 23 November 2022

Sot një grua shtetase e Çekisë është sulmuar nga qentë endacak në kampusin e Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se pas pranimit të tretmanit mjekësor viktima nuk ka dashur të vazhdojë me procedurat policore.

-Advertisement-

“Rreth orës 11:30, e kemi pranuar informatën se në Kampusin Universitar, një person është sulmuar pre një qeni endacak. Personi në fjalë ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta s’ka dashtë të vazhdoj më tej me procedura policore”, ka deklaruar Ahmeti për Infokus.

Ndryshe faqja “Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinë”, ka postuar një foto në lidhje me këtë rast, ku ka kërkuar kujdes nga Qenët endacak./Gazeta Infokus/

Turistja nga Çekia dyshohet se u kafshua nga qentë endacakë në kampusin e UP-së

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera