Lajme

Policia jep detaje për arrestimin e një gruaje nga Irani në Aeroportin “Adem Jashari”

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 06 August 2024

Policia e Kosovës ka arrestuar pasditen e së hënës një grua nga Irani në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ajo përfundoi nën pranga të policisë pasi dyshohet se prezantoi një pasaportë të falsifikuar.

Me vendim të prokurorit, gruaja nga Irani është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“FALSIFIKIM I DOKUMENTIT ANP Adem Jashari 05.08.2024-14:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Iranit pasi që gjatë kontrollit ka prezantuar pasaportën që dyshohet të jetë e falsifikuar. Pasaporta është sekuestruar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, theksohte në njoftimin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera