Lajme

Policia jep detaje për aksidentin tek konviktet në Prishtinë, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 22 June 2022

Pak më parë Gazeta Infokus, raportoi për një aksident trafiku afër konvikteve në Prishtinë, ku të përfshira ishin disa automjete.

Rastin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se deri më tani gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, ai njoftoi se në këtë aksident janë përfshirë një autobus dhe dy vetura.

-Advertisement-

“Rreth orës 15:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe dy vetura, ndërkaq deri më tani
gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka thënë Borovci./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera