Lajme

Dita Botërore e Shëndetit Mendor, një nga problemet më të mëdha me të cilat perballet çdo shtet

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 10 October 2024

Sot është Dita Botërore e Shëndetit Mendor. Organizata Botërore e Shëndetësisë për 2024-ën e ka vënë theksin tek lidhja jetike që qëndron mes shëndetit mendor dhe punës.

Mjediset e sigurta dhe të shëndetshme të punës mund të veprojnë si një faktor mbrojtës për shëndetin mendor. Kushtet e pashëndetshme duke përfshirë stigmën, diskriminimin dhe ekspozimin ndaj rreziqeve si ngacmimi dhe kushte të tjera të këqija të punës, mund të paraqesin rreziqe të konsiderueshme, duke ndikuar në shëndetin mendor, cilësinë e përgjithshme të jetës dhe rrjedhimisht pjesëmarrjen ose produktivitetin në punë.

OBSH thotë se, me 60% të popullsisë globale në punë, nevojitet veprim urgjent për të siguruar që puna të parandalojë rreziqet për shëndetin mendor dhe të mbrojë e mbështesë shëndetin mendor në punë.

-Advertisement-

OBSH konsideron thelbësore që qeveritë, punëdhënësit, organizatat që përfaqësojnë punëtorët dhe punëdhënësit, dhe palët e tjera të interesuara përgjegjëse për shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve të punojnë së bashku për të përmirësuar shëndetin mendor në punë.

Sipas një studimi të kryer nga Ipsos Global Health Service Monitor, pothuaj gjysma e njerëzve në rang botëror, vlerësojnë se shëndeti mendor është një nga problemet më të mëdha me të cilat do i duhet të perballet sistemi sanitar i çdo shteti. Studimi është realizuar në 31 vende dhe del se më të rrezikuarit nga stresi janë gratë dhe të rinjtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera