Fokus

Policia jep detaje për aksidentin në “Veternik”, vetura goditi një këmbësore

Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 31 October 2023

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan, më saktësisht afër Albi Mallit, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe dy automjete.

-Advertisement-

“Rreth orës 17:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti për Infokus.

Ndryshe ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera