Lajme

Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 27 August 2026

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:25, afërsisht 29 kilometra larg Vërmicës. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Njësitet policore dhe ekipet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik.

-Advertisement-

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor te metutjeshem. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore dhe ekipit mjekësor, ka dalë edhe prokurorja kujdestare, me urdhër të së cilës trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse.”, thuhet në raportin 24 orësh.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy