Lajme

Policia jep detaje për aksidentin në afërsi të Stacionit të Trenit, në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 20 January 2022

Pak më parë Gazeta Infokus raportoi për një aksident trafiku në afërsi tē Stacionit të Trenit në Klinë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës tetë të mëngjesit.

“Në ora 08:04, policia është njoftuar për një aksident në afërsi të Stacionit të Trenit në Klinë. Dy persona janë lënduar, por me lëndime jo të mëdha të cilët më pas
janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Gashi.

-Advertisement-

Gjithashtu ai bëri të ditur se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura./Gazeta Infokus/

LEXO EDHE: Aksident trafiku në afërsi të Stacionit të Trenit, në Klinë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera