Fokus

Policia jep detaje për aksidentin ku dyshohet se zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal i dehur goditi një motoçiklist 15 vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 09 October 2024

Një aksident trafiku në mes të një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, në Gjakovë, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë aksident dyshohet se u përfshi edhe zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, ku dyshohet se në gjendje të dehur ka goditur një një person me motoçikletë.

Nga Policia e Kosovës për Infokus kanë dhënë detaje në lidhje me këtë aksident ku ka treguar se ngasësi i motoçikletës është lënduar dhe dërguar për trajtim mjekësor.

-Advertisement-

“Me datë 08.10.2024 rreth ores 22:00 në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete. Përveç dëmeve materiale, një person (ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Me vendim të prokurori të shtetit rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera