Policia izraelite hyn në kompleksin e xhamisë Al-Aksa

Autori: Gazeta inFokus
11:13 | 17 April 2022
Policia izraelite ka hyrë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, një vend i shenjtë në Jerusalem, dy ditë pas përleshjeve midis forcave të sigurisë dhe palestinezëve, përleshje që kanë lënë dhjetëra të plagosur.
Policia ka larguar palestinezët nga zona jashtë xhamisë mëngjesin e 17 prillit, ndërsa dhjetëra palestinezë mbetën brenda ndërtesës.
Policia izraelite tha se palestinezët kishin grumbulluar gurë dhe kishin ngritur barrikada, duke u përgatitur për dhunë.
Menjëherë pas kësaj, palestinezët raportuan për përleshje me policinë izraelite jashtë kompleksit të xhamisë. Mjekët palestinezë thanë se dhjetë persona janë plagosur.
Policia izraelite tha se ka hyrë në kompleks për të lehtësuar një vizitë rutinë të hebrenjve në këtë vend të shenjtë, duke shtuar se forcat e sigurisë po vazhdojnë të mundësojnë lirinë e adhurimit për hebrenjtë dhe myslimanët.
Ky vend është jashtëzakonisht i rëndësishëm për myslimanët dhe hebrenjtë i njohur si Mali i Tempullit. Po ashtu, prej kohësh është një zonë ku ka dhunë mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Më 15 prill, përleshjet nisën në këtë vend pasi policia tha se palestinezët hodhën gurë drejt Murit Perëndimor, një vend i shenjtë hebre që gjendet pranë.
Policia tha se zyrtarët hynë në këtë zonë pasi u sulmuan me fishekzjarrë, gurë dhe objekte të tjera. Tre policë palestinezë u lënduan, thanë ata. Sipas raportimeve, mbi 150 palestinezë raportohet se janë plagosur.
Tensionet janë rritur pas një serie sulmesh nga palestinezët që vranë 14 persona në Izrael. Trupat izraelite kanë kryer një valë arrestimesh dhe operacionesh ushtarake në gjithë Bregun e pushtuar Perëndimor, duke shkaktuar përleshje me palestinezët. Të paktën 25 palestinezë janë vrarë, ka raportuar Associated Press./rel

Të tjera
-
Xhavit Haliti falënderon votuesit: “Nuk u zgjodha deputet, po do të vazhdoj të jem zë i fuqishëm brenda PDK-së”
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka shpreh...
-
Mosmarrëveshje të vazhdueshme mes Kosovës dhe Serbisë për vizitat zyrtare
Zyrtarët e Kosovës dhe Serbisë do të bëjnë vizita të ndërsjella, për të çuar ...
-
Kush i siguroi mandatet në Kuvend?
Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar sot rezultatet përfundimtare të zgjed...
-
Samiti për Ukrainën, Scholz-Macron: Mos bëni gabim të hiqni sanksionet ndaj Moskës
Heqja e sanksioneve kundër Rusisë do të ishte një gabim i madh. Kështu është ...
-
Osmani bisedon me presidentin e Kenias: Mund të llogarisni në Kosovën si një aleat dhe partner të vërtetë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një bised...
-
Molliqaj për prenkun e Kurtit nga rusët: E frikshme qasja e tij instrumentalizuese deri në fund
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, duke folur për rrengun në të cilin ra kry...
-
Bedri Hamza nesër mban konferencë për media
Pas certifikimit të rezultateve për zgjedhjet e 9 shkurtit, kandidat për krye...
-
“Nuk do të dorëzohemi”, Gjermania për tarifat amerikane ndaj makianve që importohen në SHBA
Gjermania ka thënë se “nuk do të dorëzohet” dhe se Evropa duhet “të përgjigje...
-
“Alo Albulenë”, Bajrami reagon ndaj Kurtit, e pyet për një nen të ligjit për Qeverinë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas njoftimit të Albin Kurtit ...
-
Prishtinë: Xhamia “Bedri Kamberi” shtron iftar për personalitete vendore dhe ndërkombëtare
Labinot Maliqi, imam i xhamisë në Prishtinë, ka vazhduar me traditën e sh...
-
ZRrE: S’është marrë vendim për rritjen e tarifave të energjisë, presim sugjerime mbi raportin
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka sqaruar opinionin publik se nuk ës...
-
Presidenca nuk tregon datën se kur konstituohet Kuvendi i ri
Presidentja Vjosa Osmani do të thërras seancën konstituive të Kuvendit të Kos...