Lajme

Policia gjobitë aktivistë e bashkorganizatorë të protestës “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 09 September 2022

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se Policia e Kosovës ka gjobitur aktivistë dhe bashkëorganizatorë të dy protestave “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”.

“Protestuese/ë e bashkëorganizatore të protestës janë ftuar nga Policia nën arsyetimin se revolta jonë e përbashkët ndaj neglizhimit institucional në parandalimin dhe trajtimin e drejtë të rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave, ka paraqitur prishje të rendit dhe ofendim ndaj institucioneve të Kosovës” thuhet në njoftimin e KMVF-së.

Organizata ka bërë të ditur se nga këto gjoba janë hapur tetë raste të cilat janë dërguar në Gjykatë, për trajtim.

-Advertisement-

Sipas kësaj organizate, kjo është një përpjekje e shtetit për t’i heshtur dhe zmbrapsur ata.

“Këtë përndjekje ne e konsiderojmë si një përpjekje tjetër të shtetit për të na heshtur dhe zmbrapsur. Gjobitja si mjet disiplinimi është metodë e njohur për ne. Edhe më parë protestat tona janë konsideruar si të paligjshme dhe të patolerueshme për shtetin. Përkundër tentativave për ta ndëshkuar për rezistencën tonë, ne kemi vazhduar të organizohemi dhe çdo ditë e më zëshëm ta denoncojmë dhunën e institucionalizuar ndaj vajzave dhe grave” thuhet tutje në njoftim.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist thotë se do të vazhdojnë të “zaptojnë rrugët, sheshet e institucionet publike, për t’i shndërruar ato në vatra të rezistencës kolektive”.

Të dy protestat “Mbrojtje për vajzat dhe gratë” u organizuan pas dhunimit të një 11 vjeçareje në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera