Lajme

Policia gjermane arreston një të mitur për sulmịn me thịkë që la të vdẹkur tre persona

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 24 August 2024

Policia gjermane ka konfirmuar arrestimin e një 15-vjeçari për sulmin që la të vdekur tre persona dhe plagosi tetë të tjerë në qytetin gjerman të Solingenit.

Policia tha se ende po përpiqet të përcaktojë një motiv, por nuk mund të përjashtojë terrorizmin.

Ata konfirmuan arrestimin e një 15-vjeçari, por thanë se nuk mund të japin informacione të mëtejshme.

-Advertisement-

Policia konfirmoi gjithashtu se dy burra dhe një grua u vranë në sulm. Dy viktimat burra mësohet se janë 67 dhe 56 vjeç, ndërsa gruaja 56 vjeçe. Tetë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, katër prej tyre në gjendje të rëndë.

Policia u bëri thirrje njerëzve që të shmangin spekulimet për sulmin dhe u kërkoi njerëzve me prova që ta paraqesin atë duke përdorur linjën zyrtare të ndihmës, në vend që ta postojnë në mediat sociale, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“Hetimet dhe kërkimet për autorë të mundshëm të mëtejshëm dhe shkaqet e krimit janë në vazhdimësi”, tha policia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 të premten, kur i dyshuari sulmoi disa njerëz me thikë, tha policia, duke shtuar se motivi mbeti i paqartë.

“Autori duhet të kapet shpejt dhe të dënohet në masën më të plotë të ligjit”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në një postim në X.

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, tha se autoritetet e sigurisë po bënin gjithçka që mundeshin për të kapur personin dhe për të hetuar sfondin e sulmit, i cili ndodhi në Fronhof, një shesh tregu në Solingen ku po luanin disa grupe live. Ngjarja ndodhi gjatë një festivali që shënonte 650-vjetorin e qytetit në shtetin e Rhine-Ëestphalia, i cili kufizohet me Holandën.

Policia kishte rrethuar sheshin të shtunën dhe kalimtarët vendosën qirinj dhe lule jashtë barrikadave.

“Jemi plot tronditje dhe pikëllim”, u tha gazetarëve të shtunën në mëngjes kryebashkiaku i Solingen, Tim-Oliver Kurzbach.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera