Policia gjen armë, fishek e thikë në një shtëpi në Viti

Autori: Gazeta inFokus
16:08 | 28 July 2022
Policia e Kosovës njofton se Drejtoria Rajonale Gjilan sot ka bastisur shtëpinë e një personi në Viti, pasi kishte marrë informata se i njëjti posedon armë zjarri.
“Njësia e Hetimeve në stacionin policor në Viti pas marrjes së informatave përmes rrugëve operative me mbështetje të njësiteve patrulluese ka bërë bastisjen në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit D.K.(1971) shtetas kosovar, se ai posedon armë zjarri”, thuhet në njoftimin për media.
Si provë materiale bëhet e ditur se janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, model 70 “Crvena Zastava’ prodhim YU, një karikator me gjashtë fishekë cal.7.65 mm, një karikator i zbrazur, 36 fishekë cal.7.65 mm, një thikë dhe një boks metali.
“I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti me kallëzim penal “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve” procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan”, thuhet tutje në njoftim.

Të tjera
-
Kurti që dje dorëzoi “letrën e dorëheqjes” del në zyrë, thërret mbledhje të Qeverisë
Kryeministria e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot do të mba...
-
BE-ja synon të ashpërsojë regjimin e vizave, rrezikohet edhe Kosova
Këtë vit, Bashkimi Evropian pritet të ashpërsojë mekanizmin e pezullimit të v...
-
Sot bëhen 26 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt
Sot shënohet 26-vjetori i rënies së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Koso...
-
Krasniqi: Kurti nuk dha dorëheqje, letra që e dërgoi ai s’ka kurrfarë efekti
Opinionisti Albert Krasniqi tha se Albin Kurti dje nuk dha dorëheqje, duke th...
-
Sot pritet të caktohen tarifat e reja të energjisë elektrike
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) sot pritet të vendosë për tarifat e r...
-
Dështimi i seancës konstituive dhe përplasja rreth dorëheqjes së Qeverisë – krejt çka ndodhi dje në Kuvendin e Kosovës
Kuvendi i Kosovës u mblodh dje për të konsistuar legjislaturën e nëntë të dal...
-
Haxhiu: Dorëheqjen ia kemi dorëzuar kryeministrit Kurti, ai e ka njoftuar Konjufcën
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, pretendoi se ministrat në...
-
Gjobitet shoferja në Prishtinë, u incizua duke drejtuar veturën në kahun e kundërt
Policia e Kosovës e ka gjobitur një shofere me 100 euro dhe një pikë negative...
-
Gjermania drejt pagës minimale prej 15 eurosh në orë?
Koalicioni i ri qeveritar në Gjermani, i përbërë nga CDU/CSU dhe SPD, ka përf...
-
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella shtrohet në spital, i nënshtrohet një operacioni në zemër
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella është shtruar mbrëmjen e sotme në një...
-
Gërvalla: Ekziston rreziku që disa deputetë të Listës Serbe ta votojnë Qeverinë Kurti 3
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur...
-
Gërvalla flet për një plan “ogurzi” të Listës Srpska: Mund të votojnë për Qeverinë Kurti për të na diskredituar
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur...