Lajme

Policia fton për intervistim pesë përfaqësues serbë në lidhje me institucionet paralale në Veri

Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 03 September 2024

Ditë më parë institucionet e Kosovës mbyllën pesë institucione paralele në Mitrovicën Veriore, lidhur me këtë rast janë ftuar për intervistim pesë serbë (përfaqësues të këtyre institucioneve), të dyshuar për falsifikim dokumentesh.

Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zv.drejtor i Policisë për veriun.

“I kemi ftu pesë persona për intervistim të cilët janë përfaqësuers të institucioneve paralele lidhur me falsifikim të dokumenteve”, tha Elshani për Express.

-Advertisement-

Mediat serbe në Kosovë raportojnë se bëhet fjalë për Milan Radojeviq, Igor Simić, Ivan Zaporožac, Ivan Todosijević dhe Zoran Todić.

Ndërkohë, Elshani nuk dha detaje nëse këta persona i janë përgjigjur ftesave për intervistim.

Serbët në Mitrovicë kanë protestuar për dy ditë rresht për mbylljen e institucioneve paralele.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera