Lajme

Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 21:46 | 11 October 2026

Valon Osmani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, e ka konfirmuar se një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në fshatin Pogragjë të kësaj komune.

Ndërkaq, sipas tij, dorasi është në arrati.

“Lidhur me rastin një person i dyshuar mashkull kosovar i njohur për Policinë është vënë në kërkim policor, pasi dyshohet se pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes”, theksoi Osmani

-Advertisement-

Sipas Osmanit, viktima është i lindur në vitin 1997.

Ai shtoi se Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy