Lajme

Policia e Tiranës procedon penalisht edhe Dritan Goxhajn

Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 25 June 2026

Policia e Tiranës ka proceduar 11 persona në lidhje me protestat e zhvilluara në datat 22 dhe 23 qershor në kryeqytet. Këta persona dyshohen të përfshirë në veprime që cenojnë rendin dhe qetësinë publike.

Mes personave të vënë nën hetim është dhe Dritan Goxhaj, i cili ka udhëhequr turmën jashtë perimetrit të njoftuar për zhvillimin e tubimit.

Dritan Goxhaj, ish-luftëtari i vetshpallur i UÇK, që rezulton se nuk ka qenë asnjë ditë në luftë, lexoi të hënën 5 kërkesat e protestuesve në bulevard, ndërkohë që vetë për muaj me radhë mbron regjimin e Iranit kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit./abcnews.al/

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy