Policia e Kosovës vazhdon aksionin “Stop drogave në shkolla”
Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 22 January 2018
Policia e Kosovës në zbatim të urdhrit operativ “Stop drogave në shkolla” gjatë një jave (15.01.2018 deri 21.01.2018), në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ka realizuar patrullime dhe vizita në shkolla dhe rreth tyre, ka zhvilluar ligjërata në shkolla, ka arrestuar persona të dyshuar, ka konfiskuar lëndë narkotike etj.
Aktivitetet policore që janë zhvilluar gjatë javës, në kuadër të realizimit të detyrave që dalin nga urdhri operativ “Stop drogave në shkolla”, janë si në vijim:
– Janë realizuar 746 vizita dhe kontakte me personel të shkollave,
– Janë realizuar 1205 patrullime rreth shkollave,
– Janë kontrolluar 1228 persona,
– Janë kontrolluar 593 vetura,
– Janë kontrolluar 37 lokale,
– Janë mbajtur 8 ligjërata në shkolla të ndryshme,
– Gjatë kësaj periudha janë iniciuar 17 raste dhe janë arrestuar 26 persona të dyshuar,
– Janë konfiskuar 62.44 gramë marihuanë, 0.5 gram kokainë dhe një armë.
Policia mbetet e përkushtuar në luftimin e çdo aktiviteti që bie ndesh me ligjet e vendit, përfshirë luftën e pa kompromis kundër përdorimit të narkotikëve, me theks të veçantë në dhe përreth objekteve arsimore./INFOKUSI
Të tjera
-
Fahrije Hoti: Si Kooperativë nuk jemi përkrahur asnjëherë nga Ministria e Bujqësisë që nga viti 2015
Fahrije Hoti udhëheqëse e Kooperativës Krusha ka folur pas reagimeve të shumt...
-
Rama: Për viktimat e dhụnës në familje, kemi krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Komuna e Prishtin...
-
Fahrije Hoti e demanton Faton Pecin që tha se ajo ishte paditur nga Memli Krasniqi sa ishte ministër i Bujqësisë
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, ka demantuar ministrin e Bujq...
-
Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në ras...
-
Homologët parlamentarë mbajnë takim bilateral
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim zy...
-
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Halil Qadraku është dëshmitari i ri i Prokurorisë, i cili filloi dhënien e dë...
-
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të pjesëmarrjes n...
-
Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar
Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në...
-
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari
Pas hapjes së katër portave shtesë dhe duke shtuar hapësirat për procesimin e...
-
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Kandidati prorus, Cailn Georgescu, po prin në zgjedhjet presidenciale të Ruma...
-
Vdekja e 25-vjeçarit në punë, arrestohen tre menaxherë të një kompanie
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës ka vdekur dje në Prizren pa...
-
Policia shqiptoi 1.855 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...