Lajme

Policia e Kosovës prangos hajnin e disa vjedhjeve në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 07 January 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar në Prishtinë për kryerjen e disa vjedhjeve.

I dyshuari ishte në kërkim për disa vjedhje në lokacione të ndryshme të kryeqytetit, por që prangat ia vunë policët e stacionit policor të Lipjanit, ku edhe u kap ai, shkruan Gazeta Infokus.

Ai është dërguar në mbajtje dhe hetuesit janë duke i kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastet ku i dyshuari pretendohet të jetë i përfshirë.

-Advertisement-

“Arrestohet personi i dyshuar për disa vjedhje

Prishtinë, 07 janar 2022 – Sot njësitet policore të stacionit të Lipjanit, kanë arrestuar një person të dyshuar për për disa vjedhjeve të rënda.
I dyshuari, po kërkohej për disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhë në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

Personi i dyshuar:

– R.B . mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, ka njoftuar policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera