Fokus

Policia e Kosovës me aksion në Shtërpcë

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 07 February 2024

Policia e Kosovës ka nisur një aksion në rajonin e Shtërpcës.

Sipas burimeve të Infokus, ky aksion ka për qëllim identifikimin e veturave të paregjistruara në këtë rajon.

E në vendin e ngjarjes janë parë edhe veturat inteligjente të Policisë së Kosovës që mundësojnë identifikim më të lehtë të veturave të paregjistruara.

-Advertisement-

Derisa bëhet e ditur ky aksion ka filluar sot rreth orës 13:00.

Në pamjet e siguruara nga Infokus, shihet se në vazhdën e këtij aksioni është ndaluar edhe një veturë me targa të Beogradit.

/Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera