Policia e Kosovës arreston dy persona në aksionin antidrogë
Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 25 February 2018
Policia e Kosovës, konkretisht njësitë e antidrogës, në funksion të luftimit të dukurive negative dhe identifikimit të veprave penale, në veqanti veprave penale kundër trafikimit, posedimit dhe abuzimit me narkotik, më 24 shkurt 2018 kanë realizuar një operacion policor në disa lokacione në rajonin e Prishtinës, në mbështetje edhe të njësive tjera operative policore.
Gjatë realizimit të operacionit policor, gjatë kontrollit në një lokal në Graçanicë, ka rezultuar që në posedim të një të dyshuari mashkull kosovar serb dhe një femre/serbe shtetase e Serbisë, janë gjetur dhe konfiskuar të mbushur në thas, sasi e dyshuar e substancës narkotike (dyshohet të jet e llojit marihuanë, pesha e së cilës pas matjes rezulton të jet mbi 13 kilogram-saktësisht 13 kg e 095 g), pastaj janë gjetur para që dyshohen të jenë të falsifikuara, një DVR që ka monitoruar lokalin, një sprej i syve dhe një shufër plastike. I dyshuari mashkull K/Serb pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër serbe, shtetase e Serbisë pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedure të rregullt për procedurë të mëtejme.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që me kapacitetet që ka në dispozicion, në vazhdimësi të punoj në luftimin e dukurive negative dhe veprave penale të të gjitha llojeve, me qëllim të krijimit të një ambienti më të qetë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit e në veçanti për të rinjtë tanë.
Në vazhdim gjeni linkun me video në youtube për të shikuar sekuenca gjatë realizimit të këtij operacioni të Policisë së Kosovës:
Të tjera
-
Gashi shprehet i nderuar që u prit nga miku i tij, Konjufca në Prishtinë
Gjatë ditës së djeshme, në Kosovë për vizitë zyrtare erdhi kryetari i parlame...
-
Manastiri i Graçanicës si këmbimore, thyen eurot për dinarë
Janë kulte fetare e veprimtaria e tyre do të duhej të ishte predikimi i fesë,...
-
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë
Ministria e Financave ka njoftuar se më 03 dhjetor do të mbahet ankandi i pes...
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...
-
Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe ceni...
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...