Lajme

Policia dënon mbi 2000 persona brenda një dite

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 09 December 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë policia ka dënuar 2 071 persona që nuk kanë respektuar ligjin, shkruan Gazeta Infokus.

Prej tyre 1 756 persona janë dënuar për mosrespektimin e ligjit në trafik, ndërsa 315 persona të tjerë janë dënuar për shkak të mos respektimit të masave anti-Covid.

Në të njëjtën ditë kanë ndodhur 21 aksidente me të lënduar si dhe 33 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale, janë arrestuar 35 persona, 20 të tjerë janë dërguar në mbajtje dhe 7 janë në vuajtje të dënimit./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera