Lajme

Policia demanton raportimet se janë kidnapuar 4 serbë në Mitrovicën e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 20 December 2022

Situata në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën Veriore aktualisht është e qetë, raporton tëvë1.

Ai në një lidhje direkte në emisionin “Ditari” në tëvë1 tha se zyrtarët policorë të Kosovës dhe KFOR-i po kujdesen për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.

Po ashtu, ai tregoi se zëdhënësi i Policisë në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti ka demantuar raportimet se janë kidnapuar 4 persona të komunitetit serb dhe janë dërguar në Serbi.

-Advertisement-

“Në anën tjetër ka pasur raportime se në dy ditët e fundit janë kidnapuar 4 persona nga veriu, serbë dhe janë dërguar në Serbi. Ne biseduam me zëdhënësin e Policisë, Besim Hoti i cili na tha se nuk është raportuar për një rast të tillë dhe këto informacione mbeten në nivelin e spekulimeve dhe nuk mund të konfirmohet për një gjë të tillë”, raportoi Jashari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera