Lajme

Policia del me njoftim edhe për alarmet për bomba në shkolla: Kanë rezultuar të rrejshme

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 16 June 2022

Policia e Kosovës ka thënë se të gjitha kërcënimet për mjete shpërthyese në shkolla e lokacione të tjera kanë rezultuar të rrejshme, shkruan Reporteri.net.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Policia ka thënë se në të gjitha lokacionet e kontrolluara nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Pas njoftimit të më hershëm për kërcënime me mjete shpërthyese në disa shkolla/lokacione, Policia e Kosovës, njësitet përkatëse që merren me kontroll në raste të kërcënimeve me mjete shpërthyese, kanë kryer kontrollet e atyre lokacioneve dhe në të gjitha lokacionet e kontrolluara nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, pra njoftimet kanë rezultuar të rrejshme”, ka njoftuar Policia.

-Advertisement-

Ndryshe, pak më herët u dha alarm edhe për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, alarm ky që rezultoi i rrejshëm.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e ANP’së, Valentina Gara.

Gara ka thënë se aeroporti është i hapur për fluturime dhe se të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht.

“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht!”, ka shkruar rrejshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera