Policia deklarohet për protestën kundër arrestit shtëpiak për burrin që shkaktoi aksidentin me pesë të vdekur në Ferizaj
Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 02 October 2021
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për mbarëvajtjen e protestës në Shtime, në shenjë pakënaqësie se shkaktari i aksidentit me pesë të vdekur në Ferizaj, u la në arrest shtëpiak.
Sipas policisë, në këtë protestë morën pjesë rreth 100 persona.
Përmes një njoftimi për media, nga policia konfirmuar se protesta ka qenë e qetë dhe pa ndonjë incident.
“Shtime 01.10.2021 – 11:00. Është raportuar se në Sheshin e Dëshmorëve në Shtime është mbajtur një protestë e organizuar nga familja Ramadani me rreth 100 pjesëmarrës të cilët i kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me arrestin shtëpiak për të dyshuarin mashkull kosovar – ngasësit të automjetit i cili kishte shkaktuar aksident trafiku ku si pasojë kanë humbur jetën 5 persona anëtar të familjes Ramadani. Protesta ka qenë e qetë pa ndonjë incident”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit me inicialet E.M., që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin me pesë të vdekur në fshatin Koshare të Ferizajt, shkruan Gazeta Express.
Zyrtarja për Informim në Gjykatën e Ferizajt, ka konfirmuar për Express se kjo aktakuzë është pranuar para dy ditësh, teksa seanca fillestare është caktuar për të martën e javës së ardhshme.
Shpenzoni 30 sekonda për të rritur përvojën e kënaqësisë seksuale
“Aktakuzën e kemi pranuar më 29 shtator dhe i njëjti akuzohet për rrezikim të trafikut publik me pasojë vdekjen. Seanca fillestare është caktuar të martë me fillim nga ora 10:00”, ka thënë Bekteshi.
Nga paraburgimi, Gjykata e ka dërguar në arrest shtëpiak të dyshuarin për shkaktimin e aksidentit në fshatin Koshare të Ferizajt, të ndodhur më 6 qershor 2021, ku kishin vdekur 5 anëtarë të familjes Ramdani, nga fshati Reçak i Shtimes.
Lidhur me këtë rast, i dyshuari për shkaktim të aksidentit, E.M., u mbajt në paraburgim deri të premten e kaluar. Nga ajo ditë ai me propozim të prokurorit dhe me vendim të gjykatësit paraprak është dërguar në arrest shtëpiak.
Nga aksidenti kishte ndodhur fshatin Koshare të Ferizajt, në vendin e ngjarjes kishin vdekur 4 persona, kurse ishte lënduar rëndë edhe një grua. si pasojë e plagëve të rënda, kishte vdekur 10 ditë më pas në QKUK.
Ndërkohë, dhjetëra banorë të Shtimes kanë protestuar sot duke kërkuar drejtësi për aksidentin ku mbetën të vdekur pesë anëtarë të së njëjtës familje./Express/
Të tjera
-
Gjuajtje me armë në Koliq të Prishtinës
Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Koliq t...
-
Gjakovë: I dyshuari shkakton aksidentin dhe ikë nga vendi i ngjarjes
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Devë të Gjakovës. Një person ka...
-
Zhduket një grua në Podujevë
Një grua është raportuar e zhdukur në Obranqë të Podujevës. Në raport thuh...
-
Patën mosmarrëveshje në rrjete sociale 7 persona të përfshirë në rrạhje e plạgosje me thịkë në Lipjan
Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën në fshatin Resinoc të Lipjanit ku pas nj...
-
Presidentja Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj grave
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kolumb...
-
Dy kosovarë dyshohet se janë arrestuar nga Serbia
Ushtria serbe raportohet se i ka arrestuar të premten dy persona nga Podujeva...
-
Kur do të hapet Ura e Ibrit ?
Takimi i radhës mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të S...
-
Gashi shprehet i nderuar që u prit nga miku i tij, Konjufca në Prishtinë
Gjatë ditës së djeshme, në Kosovë për vizitë zyrtare erdhi kryetari i parlame...
-
Manastiri i Graçanicës si këmbimore, thyen eurot për dinarë
Janë kulte fetare e veprimtaria e tyre do të duhej të ishte predikimi i fesë,...
-
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë
Ministria e Financave ka njoftuar se më 03 dhjetor do të mbahet ankandi i pes...
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...