Lajme

Policia deklarohet pas të shtë*nave në Deçan: Prangosen tre persona

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 22 Tetor 2026

Tre persona janë arrestuar pas të shtënave me armë zjarri në drejtim të katër personave në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj, tha për Klankosova.tv se rasti është raportuar sot rreth orës 05:00 në Stacionin Policor në Deçan, pas së cilës njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Bëhet e ditur se gjatë veprimeve në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë, për të cilën dyshohet se është përdorur në rast. Po ashtu, janë gjetur edhe dy gëzhoja fisheku.

-Advertisement-

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.

Në konsultim me prokurorin kompetent, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

Policia ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivin e ngjarjes.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy