Policia arreston një të dyshuar për djegien e veturave në Veri, po e sjell në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 01 April 2023
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për djegien e veturave në veri.
Siç mësohet të dyshuarin janë duke e sjellë në Prishtinë.
Edhe sot Policia ka njoftuar se janë djegur tri vetura të tjera në Leposaviq.
Djegia ka ndodhur në mesnatë, ku në dy raste të ndara janë djegur tri vetura që iu përkasin qytetarëve serbë të Kosovës
Njëri rast ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit në afërsi të një çerdhes së fëmijëve. Vetura e djegur me targa RKS ka djegur edhe një veturë tjetër që ka qenë e parkuar me targa të Beogradit.
Rasti tjetër ka ndodhur po ashtu në Leposaviq, afër qendrës së sporteve, ku një veturë me targa RKS është djegur nga persona të dyshuar, raporton Gazeta Express.
“Në të dy rastet, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit që kanë fikur zjarrin”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se këto raste po hetohen me shumë seriozitet dhe kanë bërë thirrje që qytetarët të ndihmojnë në gjetjen e autorëve dhe vendosjen e tyre para drejtësisë.
“Policia e Kosovës, në këto raste ka reaguar me të shpejtë, duke ndërmarrë veprimet e duhura policore dhe duke iniciuar rastet kriminale të cilat është duke i trajtuar (hetuar) me seriozitet dhe me këtë rast fton qytetarët për bashkëpunim në gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Për djegien e veturave në veri kanë reaguar edhe ambasadorët në vend, duke i dënuar këto akte dhune.
Të tjera
-
Grenell nuk ndalet me kritika, reagon edhe ndaj Kurtit: Zgjodhi grindjet politike dhe ndërmori veprime të njëanshme
Vetëm brenda pak ditëve vijnë kritika të reja për qeverisjen Kurti nga emisar...
-
Po vjen “stuhia e shekullit”, tornado dhe erë deri në 160 km/h, Britania dhe Irlanda në ạlarm
Zyra e Meteorologjisë në Britani ka lëshuar një paralajmërim të kuq për motin...
-
KQZ njofton për fillimin e shtypjes së fletëvotimeve dhe broshurave për zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka filluar procesi i shty...
-
Dëshmitari thotë se raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren nuk sjell përfundim që kryerësit e kṛimit ishin shqiptarë
Dëshmitari Helmut Schreckenbauer ka pohuar të enjten në Hagë që sipas raporti...
-
Lushtaku viziton bizneset: Misioni “Ma mirë” synon të ndikoj në forcimin e ekonomisë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 100, Mergim L...
-
Zgjedhja e kryetarit të ri, KPM me arsyetim shtesë: Ka ndodhur kështu edhe në vitin 2016 – anëtarët mund të ndryshojnë rregulloren në çdo kohë
Komisioni i Pavarur i Mediave lidhur me zgjedhjen e Kryetarit të ri, Besnik B...
-
IKSHPK: Nga 6 deri më 12 janar janë raportuar 7826 raste të dyshimta me sëmundje të ngjashme me gripin
Përhapja e shpejtë e gripit sezonal dhe rritja e madhe e rasteve të dyshimta ...
-
Kontingjenti i ri ushtarak moldav niset për në Kosovë
Ushtria Kombëtare e Moldavisë ka dislokuar kontingjentin e 22-të të ushtarëve...
-
Artan Behrami: Presidentja u ka thënë diplomatëve se kthimi i ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë e destabilizon vendin dhe rajonin
Ish-këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka bërë disa akuza...
-
“Sfidat me Vetëvendosjen në pushtet ishin të mëdha” – Krasniqi numëron disa nga dështimet kryesore të qeverisë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ia ka numëruar...
-
Vrạsja e 37 vjeçarit në Gjilan, ngritet aktakuzë ndaj dy të dyshuarve
Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër dy t...
-
OKB ka pak alternativa për fonde pasi SHBA tërheq mbështetjen
Pas njoftimit të Presidentit Donald Trump për daljen e Shteteve të Bashkuara ...