Policia arreston një 22-vjeçar pasi kërcënoi Zana Avdiun

Autori: Gazeta inFokus
23:53 | 07 December 2022
Aktivistja dhe analistja Zana Avdiu, ditëve të fundit ka qenë në fokus të kërcënimeve pas reagimit të saj në lidhje me kritikën që i bëri gjestit të Granit Xhakës në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë. Rastet e tilla ajo i ka denoncuar në Polici, çka ka aktivizuar hetuesit dhe tashmë një person është arrestuar.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se pas nisjes së hetimeve në drejtim të veprës penale “Kanosje”, Policia ka arritur që të identifikojë një person të dyshuar për njërin nga kërcënimet që ka pranuar Avdiu.
Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për një 22-vjeçar, i cili është shoqëruar sot në stacion policor për intervistim dhe pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se hetuesit policorë po vazhdojnë identifikimin e personave të tjerë të dyshuar, të cilat janë përfshirë në kërcënimet ndaj aktivistes.
Avdiu e kritikoi Xhakën pse i kapi organet gjenitale kur iu drejtuar bankës serbe dhe i shau ata me nënë gjatë ndeshjes së tensionuar në Katar.
Ajo shkroi pas ndeshjes: “Akti i Granit Xhakes, eshte per turp. Akt prej nje rrugaçi. Dhe, fatkeqesia eshte, qe asnje nuk la pa e shpernda ate foto. Pra, zero nivel, ne nje shtet te tane!”

Të tjera
-
KUJDES: Kështu po hakohen llogaritë në facebook, po kërkohen edhe para për të iu kthyer ato
Së fundmi janë shtuar rastet e harkimit të llogarive personale në facebook. E...
-
Qeveria nuk ndanë buxhet për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë
Për 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës do të ketë 30 ditë aktivitete të ndry...
-
Hakerat financojnë programet atomike të Koresë së Veriut
Një raport i OKB-së hedh dritë mbi ushtrinë kibernetike të Kim Jong Uns-it. P...
-
Ngacmoi vazhdimisht ish të dashurën, arrestohet një burrë në Prishtinë
Një person është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, pasi që në vazhdimësi ka...
-
Alarmante/ Nuk i bind rritja e pagave, 31 mjekë ikën për 35 ditë nga Kosova
Rritja e pagave prej këtij muaji për stafin shëndetësor nuk e ka bindur këtë ...
-
Policia jep detaje për aksidentin më fatalitet në Drenas
Një person ka vdekur të mërkurën, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes...
-
Udhëheqësit evropianë sot pritet t’i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përfitojnë nga “mundësia historike” e ofruar nga plani i BE-së
Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi në samitin e shefa...
-
LAJMI I FUNDIT: Zhduket një grua në Prishtinë
Pasditen e së mërkurës është zhdukur një grua në qytetin e Prishtinës, shkrua...
-
Vëllai raporton në polici ish të dashurin e motrës, nuk po e lë të fejohet
Një person e ka raportuar në polici ish të dashurin e motrës, për shkak se i ...
-
Konjufca: Zyrtarët nga Washingtoni e Brukseli kanë dalë prej binarëve të planit, e kanë Asociacionin në qendër
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se plani franko-gjerman e ka në qendë...
-
Çështja e Asociacionit, ambasadori Hovenier mban mbledhje jozyrtare në rezidencën e tij
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vazhdon përpjekjet për formim...
-
Së shpejti raportet për dëmet e shkaktuara nga vërshimet
Raportet përfundimtare për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në disa komuna të...