Sport

Policia arreston futbollistin e Prishtinës (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 30 April 2017

Mbrojtësi i Prishtinës, Liridon Leci, është arrestuar nga policia e Kosovës.

Klubi bardhekaltër me anë të një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se mbrojtësi Leci është arrestuar nga policia e Kosovës, duke shtuar se kjo e fundit ka kaluar çdo lloj protokolli që i takon një ndeshje.

I gjithë ky incident duket se ka ndodhur pas ndeshjes në Pejë, ku Prishtina mposhti Besën 1:2.

-Advertisement-

“Situate kaotike, Liridon Leci eshte arrestuar pas ndeshjes nga policia. Policia e ka kapercyer cdo lloj protokolli qe i takon ne nje ndeshje futbolli. Situate e papare ne stadiumet tona. Skuadra do te shkoj me gjithe autous para stacionit te policise”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Po ashtu, FC Prishtina ka publikuar një fotografi tjetër ku shihet i gjithë ekipi duke pritur para stacionit policor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera