Lajme

Policët marrin pagat e shkurtit, s`u paguhet rrezikshmëria

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 28 February 2023

Policët e kanë marrë pagën e muajit shkurt, sipas Ligjit të Pagave që hyri në fuqi para një muaji.

Front Online ka kontaktuar me një polic, që në bazë të ligjit, kategorizohet si polic i lartë.

Ai thotë të ketë marrë pagë bazë, 619 euro, pa përfshirë rrezikshmërinë. Në janar ai kishte arkëtuar 390 euro pagë bazë + 140 euro për rrezikshmëri. Pra 530.

-Advertisement-

“Po i bie që kam rritje për 90 euro”, u shpreh për “Front Online” ky polic në kushtet anonimiteti.

Kryesindikalisti policor, Imer Zeqiri, në anën tjetër, deklaroi për “Front Online” se tek disa kategori tjera mund të ketë zbritje rroge nëse nuk paguhet rrezikshmëria.

Kjo merret vesh, sipas tij, tek të mërkurën.

“Pagat kanë dal pa rrezikshmëri. Paga bazë ka ngritje, por nëse hiqet rrezikshmëria, në disa raste do të ketë ngritje të lehtë tek disa mundet me pasë edhe rënie. Nesër do ta kemi listën e pagave dhe ju tregoj”, theksoi Zeqiri për “Front Online”.

Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro.

Kështu kishte thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë më 1 shkurt.

Ligji i pagave në Kosovë ka hyrë në fuqi më 5 shkurt të këtij viti.

Pagat e punëtorëve në Kosovë llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës së një pozite me vlerën monetare të koeficientit. Raporti i koeficienteve është nga një deri në 18.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera