Lajme

Policët e Gjilanit me kamera në trup, Kryetari jep detaje për projektin me Ambasadën Amerikane

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 20 December 2022

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se në bashkëpunim me Ambasadën Amerikanë në Prishtinë do të realizohet projekti i kamerave të veshura në trup për policinë e rajonit të Gjilnait.

Ky projekt është duke u zbatuar në gjithë vendin, me ndihmën e INL – Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, si dhe Ambasadën Amerikane.

“Ky projekt është tejet i rëndësishëm për sigurinë e bashkëqytetarëve, andaj është i mirëseardhur edhe realizimi i projektit të kamerave të veshura në trup edhe për policinë në rajonin e Gjilanit, projekt ky i cili po zbatohet në tërë Kosovën me ndihmën e INL në Ambasadën Amerikane”, ka thënë Hyseni.

-Advertisement-

Sipas Hysenit, përderisa Komuna garanton mirëmbajtjen e tyre, policia përfiton nga ky projekt në monitorim dhe siguri të qytetarëve.

“U jemi mirënjohës dhe falënderues për mbështetjen”, është shprehur kreu i Gjilanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera