Lajme

Policët e bllokuar në Leposaviq ndërrohen pas dy jave

Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 24 December 2022

Policët të cilët kanë qenë të bllokuar tash e dy javë në Leposaviq, për shkak të barrikadave në veri të Kosovës, sapo është bërë ndërrimi i tyre.

Ata tashmë gjinden në drejtorinë policore në jug

Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi kryetari i Sindikatës së Policëve të Kosovës, Imer Zeqiri.

-Advertisement-

Ai tha se gjendja e tyre shëndetësore në përgjithësi është e mirë.

“Po ashtu është. Në përgjithësi gjendja shëndetësore është e mirë”.

Kujtojmë se për dy javë, këta policë qëndruar atje të bllokuar, me ushqim të konservuar e pamundësi për t’u pastruar e ndërruar rrobat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera