Lajme

Polica kufitare konfiskon 30 kilogramë marihuanë

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 30 November 2020

Të etjen e javës së kaluar Policia e Kosovës ka konfiskuar 30 kilogramë marihuanë në pikën kufitare në Vermicë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raporti 24-orësh, shkruan Gazeta Infokus.

“Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy (2) qanta me ngjyre të zezë, ku brenda tyre kishte pesëdhjetë (50) paketime najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë totale prej njëzetë e tetë (28) kilogram e 686.8 gram”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

E kjo sasi e drogës është sjellë nga Shqipëria.‘Në këtë kontekst me datë 26.11.2020 rreth ores 18:30, Policia e Kosovës për mbikqyrje kufitare, rajoni Përendimi, gjatë realizimit të detyrave operacionale, me rastin e vezhgimit në teren,  konkretisht në fshatin Vërmicë, nga largësia permes pajisjeve (për vëzhgim gjatë natës) ka vërejtur lëvizje të dy personave të dyshuar të cilët lëviznin nga territori i Republikës së Shqipërisë në drejtim të Republikës së Kosovës”, thuhet mes tjerash në këtë komunikatë.

Deri në këtë periudhë të vitit Policia ka bërë të ditur se janë konfiskuar mbi 200 kg substanca narkotike të llojeve të ndryshme./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera