Sport

Pogba zgjedh të ardhmen, paratë në plan të dytë

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 02 June 2022

Paul Pogba ka zgjedhur Serinë A për të vijuar karrierën futbollistike. Pasi mbylli kontratën me Manhester United (vetë klubi anglez dha njoftimin për daljen e francezit si lojtar i lirë), 29-vjeçari mund të zgjedhë klubin ku dëshiron të luajë dhe sipas asaj që shkruajnë mediet italiane ai ka vendosur të kthehet tek Juventusi, ku fitoi famë gjatë periudhës 2012-2016.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” dhe përfaqësuesit e futbollistët po përpilojnë të gjitha detajet e kontratës së përvojës së dytë të mesfushorit në Torino. Në vitin 2016 ai iu bashkua “Djajve të kuq” për shumën e majme 105 milionë euro, që shënoi rekord për kohën, por në “Old Trafford” përvojë e tij nuk shkoi siç do të dëshironte.

Dhe në fakt, 10 vjet pas lamtumirës së parë, mesfushori francez largohet sërish nga Manchesteri si i lirë:

-Advertisement-

“Kush ka qenë i kuq dikur, do të jetë përgjithmonë i kuq”, ishte urimi i United në rrjetet sociale. Shumë më e gjatë isht deklarata zyrtare, e cila përfundon kështu: “I urojmë të gjitha të mirat në hapat e ardhshëm të rrugëtimit të tij të jashtëzakonshëm”. Një udhëtim që do ta kthejë Pogbanë përsëri në kohë, në një vend tjetër që ai e konsideron shtëpinë e tij.

Nuk është rastësi që Pogba ka zgjedhur Juven, pavarësisht se mund të fitonte më shumë në një klube të tjera. Në Paris, për shembull, por edhe tek United, pasi klubi anglez u përpoq ta mbante. City gjithashtu tentoi të bënte të tijin. Ai është ndier gjithmonë i qetë në Torino, ku ka gjetur shumë miq. Aq më tepër, periudhën më të artë të karrierës së tij e ka kaluar tek Juvja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera