Sport

Pogba te Interi për 200 milionë paund?

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 26 November 2018

Lajmi i bujshëm i merkatos vjen sot nga Anglia, ku raportohet se Interi po përgatitet për merkaton e verës dhe në plan të parë në shtëpinë zikaltër, ka dalë emri i mesfushorit francez, Pol Pogba.

Sipas mediave britanike, Bepe Marota do të prezantohet te Interi pas pak ditësh dhe objektiv kryesor ka mesfushorin që e zbuloi në kohën kur ishte te Juventusi.

Ai është i gatshëm t’i ofrojë “Djajve të kuq” kartonin e mbrojtësit Milan Skriniar dhe të Ivan Perisiç.

-Advertisement-

Pjesa tjetër, mund të paguhet nga Interi në vlerë monetare.

Kujtojmë që Interi po vuan ende sanksionet e UEFA-s për sa i përket transferimeve dhe numrit të lojtarëve në turnetë Champions apo Europa Leuage.

Këto sanksione, përfundojnë në verën e vitit 2019 dhe në Angli janë të bindur se mund të bëhet një lëvizje e tillë, pasi vlera e Skriniar dhe Perisiç, arrin deri në 100 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera