“Po ta garantoj që e rrehi e shkoqi”, rikthehet pas një viti zënka mes Milaim Zekës e Tomë Gashit
Autori: Gazeta inFokus
14:25 | 04 December 2021
Ish-deputeti Milaim Zeka dhe avokati Tomë Gashi në tetorin e vitit 2020 në një përballje televizive ishin përplasur në mënyrën më të ashpër të mundshme. Gashi madje kishte paralajmëruar se do përplaset fizikisht me Zekën në rast se ky i fundit do të vinte në studion e Kanal 10. E gjithë kjo përplasje në mes Zekës dhe Gashit ishte nxitur pas debatit rreth Gjykatës Speciale.
“Unë e rrehi ato. Po ta garantoj që e rrehi e qkoqi tu e rreh”, kishte deklaruar avokati Gashi në Kanal 10.
Pas fjalëve të Gashit, përmes një video-lidhjeje direkte nga Stokholmi ishte kyçur në bisedë edhe Milaim Zeka, i cili kishte filluar t’i kundërpërgjigjej Tomë Gashit.
“Unë kur tfoli mos ha **** Tomë”, kishte thënë Zeka, pasi avokati Gashi i ndërhynte nga studio.
Kjo kishte bërë që avokati Tomë Gashi edhe ta lëshojë studion e Kanal 10.
Kjo përplasje mes Milaim Zekës dhe Tomë Gashit është riaktualizuar pas më shumë se një viti.
Gjithçka ka nisur nga një postim në “facebook” i kreut të Sindikatës së Pavrur të RTK-së, Fadil Hoxha, i cili ka bërë publike një letër të avokatit Tomë Gashi, drejtuar drejtorit të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, për Milaim Zekën si të punësuar në këtë institucion .
“Sot kam pranuar nje leter njoftuese nga avokati Tome Gashi e cila i eshte drejtuar drejtorit te RTK-se, Ngadhnjim Kastrati.Permes kesaj letre, avokati Gashi e njofton drejtorin Kastrati lidhur me te punesuarin e RTK-se Milaim Zeka i cili ka aktakuze nga prokuroria speciale per kater vepra penale:
1.Mashtrim te 920 personave
2.Shmangie nga tatimi
3.Pastrim parash
4.Fotografim dhe incizim i paautoruzuar
Ajo cka eshte edhe me shqetesuese, i punesuari Milaim Zeka nuk vjen fare ne pune dhe nuk kryen asnje detyre ne RTK, perderisa pagen e merr ne fund te cdo muaji.Prokuroria do te duhej urgjentisht te merret me kete rast ne menyre qe pergjegjesit per ekzekutimin e pages se ketij personi te japin llogari per abuzim me parane publike”, ka shkruar Hoxha më 2 dhjetor 2021.
Një shkrim të tillë të Hoxhës e ka shëprndarë edhe vetë avokati Tomë Gashi, duke mos ia përmendur emrin Milaim Zekës, por duke thënë se “në punë nuk shkon, rrogë të majme merr”.
“Ne pune nuk shkon.Rroge te majme merr. Tona jo nuk i dalin boll 10 milion euro RTK- sePo normal qe keshtu si dalin as 100 e jo 10.Jan paret tona po reagim nuk ka.Albini ka faj”, ka shkruar Tomë Gashi.
Këto shkrime të Fadil Hoxhës e Tomë Gashit kanë nxitur reagimin e Milaim Zekës, i cili në profilin e tij në ‘facebook’ ia ka publikuar një dokument avokatit Tomë Gashi, duke e quajtur këtë të fundit edhe “gjykatës të Sllobodan Millosheviqit”.
“Ja dokumenti per Tom Gashin – Tomqen.Kete dokument po e publikoj per Albin Kurtin, Glauk Konjufcen, dhe Albulena HaxhiunKur Mala, pronari i Hotel “Thanes”, i dorezoi Hashim Thaçit dosjen e zeze per Tom Gashin, ai, pra ish presidenti, e emroi si keshilltar juridik, deri kur ky faqeziu, shau PDK-ne, dhe krahun e luftes.
Sorra e zeze, duhej ta gjente nje strehe tjeter per glacitje. Dhe e gjeti VV-ne. Me te lavdru Toma, eshte njesoj sikur mu ngjalle shefi i tije, Millosheviçi, e me u pendu qe ka vra vetem 15-mi shqipetar.
E kam thene ne shume debate televizive se Tomqe ka qene gjykates i Millosheviçit deri ne vitin 1993. Ai ka denu, ka poshtru e shkaterru njereze te cilet kane qene kunder kasapit te Ballkanit. I njejti rrugaç, dhunues e drogagji, po mundohet me na diferencu, me na denu, e me na largu nga puna, permes letrave publike.Shikojeni kete dokument, edhe mbiemrin ja shkruanin serbisht!”, ka shkruar Zeka./GazetaExpress/

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...






























