Lajme

“Po shantazhon një popull për ego personale”, zyrtari i PDK-së e quan ‘përbindësh politik’ Albin Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 03 April 2021

Zyrtari i PDK-së dhe kandidati për deputet nga zgjedhjet e 14 Shkurtit, Menduh Abazi ka reaguar ashpër ndaj kreut të ekzekutivit, Albin Kurtit.

Ai e ka etiketuar atë si ‘përbindësh politik’, pas zhvillimeve të mbrëmshme, ku kryeministri Kurti inicioi në qeveri e më pas edhe në Kuvend projektligjin për ndryshim të ligjit për zgjedhje.

Abazi, përmes një postimi , ka thënë se Kurti për ego personale po shantazhon një popull.

-Advertisement-

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Një përbindësh politik po shantazhon një popull për ego personale. Mirë që opozita nuk po i nënshtrohet dhe nuk do të duhej t’i nënshtrohej asnjëherë një pëbindëshi të tillë sepse ai më nuk do të ndalej dhe vendin tonë do ta kthente në një kopsht personal për përmbushur egot e tij personale. Kosova nuk është e asnjë lideri politik e aq ma pak e një pretendeti për tu bërë lider suprem. Quinti do të duhej të reagonte për këtë përbindësh politik dhe jo të mbesin vetëm shikues të kësaj tragjikomedie. Secili që e ka përkrahë këtë lider politik do të duhej tashmë të bindej se ai nuk e ka hallin e tyre as për të siguruar vaksinën anticovid, as rimëkëmbje ekonomike, as punësim e drejtësi ai ka hallin e vet dhe ai nuk din të qeverisë. Zgjedhje po e nënshtrim asnjëherë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera