Lajme

“Po ruani 700 milionë euro në thesar”, Bislimi: Në Thesarin e Kosovës ka më pak mjete se vitin e kaluar

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 14 October 2022

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se në Thesarin e Kosovës këtë vit ka më pak mjete së në vitin e kaluar.

Ai theksoi se të hyrat buxhetore janë rritur për 12.1 për qind.

“Në ditën e sotme, të vitit të kaluar, në Thesarin e Republikës së Kosovës kemi pasë mjete, në nivelin e 702 milionë eurove, sot në buxhetin e Republikës së Kosovës kemi 697 milionë euro, domethënë kemi mjete më pak se vitin e kaluar” tha ai.

-Advertisement-

“Kemi 0.7 për qind më pak mjete në thesar, se kemi pasë në vitin 2021, në ndërkohë që të hyrat buxhetore janë rritur për 12.1 për qind”, tha Bislimi.

Kjo përgjigje ka ardhur ndaj pyetjeve të deputetit të LDK-së Avdullah Hoti i cili ka akuzuar Qeverinë se po mbanë në Thesar afër 700 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera