Sport

Po ndryshon stadiumi ‘San Siro’, ja çfarë po planifikohet të bëhet (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 24 August 2017

Kryebashkiak i Milanos, Giuseppe Sala po kërkon nga Milani dhe Interit që në stadiumin ‘San Siro’, të bëhen ndryshime.

Të dy klubet kanë shprehur dëshirën që ta mbajnë stadiumin e tyre, me planin origjinal e vetëm të kryhen renovime e nevojshme.

“Unë e kuptoj se në krye të çdo klubi  ‘vetë stadiumi juaj – suksesi’ ka kuptim, por qyteti i Milanit mund të ofrojë një model tjetër”, tha Giuseppe Sala për Gazzetta dello Sport,transmeton ORAinfo.

-Advertisement-

Juve ndërtoi stadiumin e tyre për shkak të një sërë situatash që janë të vështira për t’u përsëritur, në këtë klimë ekonomike. Mendoj se është e vështirë të mendosh për ndërtimin e stadiumeve të reja.

Përveç kësaj, Milanezët e duan San Siro, i cili është një nga stadiume më të bukura në botë.

Unë kam takuar Inter disa herë dhe ata janë të hapur për një projekt me lounges të veçantë, hyrje të ndryshme për të dy ekipet, zonat e dedikuara.

Unë kam takuar  Milani një herë. Komuna është në dispozicion për të zhvilluar zona sportive dhe argëtuese në rrethinat e stadiumit.

Njerëzit të cilët shkojnë në Madrid shkojnë në ‘Bernabeu’, ju duhet ta kuptoni se, gjithashtu, San Siro është një burim i rëndësishëm për qytetin e Milanos.

Ne mund të zhvillojmë një muze më të madh se ai që ndodhet tani, i cili tashmë tërheq shumë vizitorë, ka përfunduar , Giuseppe Sala.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera