Po luanin bixhoz, policia arreston tetë persona në Ferizaj
Autori: Gazeta inFokus 08:51 | 31 October 2021
Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, sot në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 01:05, ka pranuar një informacion inteligjent, se në një lokal në fshatin Kosinë të Ferizajt, dyshohet se disa persona janë duke zhvilluar aktivitet joligjorë, duke luajtur bixhoz.
“Njësitet reaguese dhe hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, menjëherë ju kanë përgjigjur këtij informacioni dhe kanë identifikuar lokalin e dyshuar, ku aty kanë hasur tetë (8) persona duke luajtur bixhoz.
Me këtë rast, policia ka marrë veprimet e duhura hetimore, duke bërë fotografimin si dëshmi materiale, të 405 çipave që konvertohen në shuma të caktuara të parave gjatë lojës, 7 palë të letrave që janë përdorur për të luajtur bixhoz, poashtu një fletore që të dyshuarit ishin duke e përdorur për të shënuar aktivitetin e tyre gjatë kësaj loje të paligjeshme, të cilat janë konfiskuar”, thuhet në njoftim.
Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.
Pas intervistimit nga policët e Njësisë së Hetimeve, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të gjithë personat e dyshuar , meshkuj , kosovarë me inicialet (J.S 23 vjecar, A.I 25 vjecar, B.I 33 vejacar, A.T 28 vjecar , A.B 34 vjecar, M.R 51 vjecar, R.M 33 vjecar dhe S.M 38 vjecar), janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...