Sport

Po largohet nga Juventusi, Khedira tregon se ku do shkoj

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 15 December 2020

Mesfushori gjerman, Sami Khedira ka konfirmuar se do të largohet nga Juventusi, shkruan Gazeta inFokus.

33 vjeçari nuk e ka gjetur veten assesi në planet e trajnerit, Andrea Pirlo, duke bërë kështu të ditur se nga janari ai do të largohet nga Torino.

Khedira ka treguar po ashtu se ku dëshiron të shkoj.

-Advertisement-

Përfaqësuesi i kombëtares së Gjermanisë ka oferta nga Premier Liga dhe Bundesloiga.

Klubi i Evertoni ka shfaqur interesim  për transferimin e tij, megjithatë Khedira ka treguar se do të donte rikthimin te Stuttgarti.

“Kam kaluar një periudhë të vështirë, me dëmtime të shumta dhe së fundi jam jashtë skuadre, ndonëse jam rikuperuar dhe po stërvitem me intensitet. Besoj se në janar do të gjej një tjetër klub, pasi mezi pres të zbres në fushë për të luajtur”.

“Flas shpesh me Ancelottin dhe ai e di mirë situatën në të cilën ndodhem”.

“Nuk do ta përjashtoja një mundësi transferimi te Everton, por do të më pëlqente edhe një rikthim te Stuttgart, pasi kam kujtime shumë të bukura dhe më josh ideja të luaj me futbollistë të rinj”, u shpreh gjermani.

Kujtojmë se Khedira u bashkua me ‘Zonjën e Vjetër’ në vitin 2015./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera