Lajme

Po ktheheshin në shtëpi për Bajram, aksidenti u merr jetën 28 personave, plagosen 40 të tjerë

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 19 July 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pakistan, ku 28 persona kanë mbetur të vdekur dhe 40 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti.

Policia, sipas mediave të huaja, bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një autobus.

Mësohet se autobusi që transportonte punëtorë u përplas me një kamion në një rrugë të zënë në provincën pakistaneze të Punjab, tha policia, duke shtuar se shkaku i aksidentit nuk dihet.

-Advertisement-

Ekipet e shpëtimit thanë se të plagosurit u dërguan në një spital aty pranë.

Reklamë

Policia shtoi se punëtorët po ktheheshin në shtëpi për të festuar festën e ardhshme myslimane të Kurban Bajramit.

Aksidentet e trafikut janë të zakonshme në Pakistan për shkak të rrugëve të këqija dhe mosrespektimit të tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera