Lajme

​“Po i vri*ni gratë”, mbahet aksion simbolik për plagosjen e gruas në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 07 August 2024

Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur aksion simbolik para stacionit policor në Prishtinë e po ashtu edhe para Prokurorisë së Shtetit, në muret e të cilave kanë shkruar “Po i vrisni gratë”.

Ky aksion u zhvillua pas plagosjes së gruas në Fushë Kosovë, të martën, ku i dyshuar është bashkëshorti i saj.

Sipas Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, institucionet e shtetit janë fajtorë pse kjo dhunë nuk po ndalet, pasi personat e dyshuar nuk po dënohen me dënim maksimal.

-Advertisement-

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminisit, ka kërkuar nga institucionet e shoqëria t’iu dalë në krahë grave.

Vetëm për një javë, një grua është vrarë nga burri i saj në Graçanicë dhe një tjetër ka tentuar ta vras gruan e tij në Fushë Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera