A po i humbë Behxhet Pacolli njohjet e shtetit të Kosovës?
Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 22 June 2018
Pas “ngrirjes” së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Liberia, siç kanë n njoftuar dy ditë më parë medie të Beogradit, shefi i diplomacisë serbe paralajmëron vendime të ngjashme edhe nga vende të tjera të botës.
Kështu, sipas Ivica Daçiqit, siç shkruan gazeta serbe “Novosti”, janë të paktën 10 vende që po e masin e qëndrimin e vet për Kosovën.
Daçiq thotë se shumë nga këto vende, kur e kanë marrë vendimin për njohjen e Kosovës ” nuk kanë pasur informata të drejta dhe tash kur po e shohin si qëndrojnë gjërat, po i shqyrtojnë vendimet rreth saj. Për këtë shkak, kemi arsye te arsye të besojmë se numri i shteteve që e kanë njohur Kosovën do të bjerrë nën 100”, ka thënë ai.
“Kosova vetëm mund të ëndërrojë se do të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare”, është kërcënuar Daçiqi.
Ndërkohë gazeta “blic” raporton se gjithsej pesë shtete kanë tërhequr vendimet e veta për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Sipas kësaj gazete, gjërat rreth kësaj çështjeje nuk po ecin dhe aq lehtë, sidomos marrë para sysh deklaratat që arrijnë nga Serbia e Kosova, të cilat, në secilin nga këto raste, janë krejtësisht kundërthënëse.
Të gjitha këto procese të tërheqjes së njohjes janë përcjell me kundërthënie dhe ja si duken ato sipas kësaj gazete, transmeton Fokus.
Surinami
Problemi së pari ndodhi me Surinamin, i cili është shteti i parë në botë që në fund të tetorit të vitit të shkuar tërhoqi njohjen. Atëbotë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, tha se “kishte punuar shumë dhe kishte biseduar shumë”. Po ashtu kishte theksuar se në këtë “operacion” e kishte ndihmuar “njeriu ynë që ka shumë kontakte me autoritetet në Surinam”.
Në Prishtinë u mohua të kishte ndodhur tërheqja.
“Tërheqja e njohjes nuk ekziston si koncept në të drejtën ndërkombëtare. E gjitha është shpifje, ndërsa Daçiq është sharlatan”, citon “blic” të kishte thënë atëherë këshilltari i ministrit të Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj.
Në fund, siç thotë kjo gazetë, doli se tërheqja vërtetë ishte bërë.
Sao Tome e Principe
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, Daçqi kishte folur edhe për shtetin Sao Tome e Principe. Ky ndoshta është rast pak më specifik, pasi atëherë, gjatë trazirave politike në vend, koalicionin qeveritar kishte marrë vendim ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Pas ndryshimeve qeveritare në atë vend, pushteti i ri anuloi i vendimin dhe akuzoi qeverinë paraprake për njohje e korrupsion. E gjitha ndodhi gjatë vitit 2013.
Pala kosovare pohon se njohja ekziston, sepse në Prishtinë “ka arritur nota verbale”.
Guineja Bisao
Lajmi se Guineja Bisao ka tërhequr njohjen e Kosovës për është kumtuar në fund të nëntorit të vitit të shkuar në konferencën e përbashkët të Ivica Daçiqit dhe të kryeministrit të Guinesë Bisao Umaro Sisko Embalo. Ishe mu kryeministri ai që përgënjeshtroi informatat e atëhershme që vendi i tij ta ketë njohur Kosovën shtet të pavarur.
“Nuk kam parë asnjë dokument për njohjen e Kosovës”, citon “blic” të kishte thënë ai, transmeton Koha.net.
Dy muaj pas tërheqjes së kësaj njohjeje, zyrtarë kosovarë pohuan se ky vend sërish e kishte njohur Kosovën.
Këtë e kishte bërë ministri i Jashtëm Behegjet Pacolli në Twitter duke theksuar se Qeveria e Guinesë Bisao kishte konfirmuar se e njeh Kosovën.
Megjithatë në Serbi nuk kishte arritur kurrë dokumenti që flet në favor të pohimeve nga Kosova.
Burundi
Në shkurtin e këtij viti, Daçqi kishte njoftuar opinionin se shteti i Burundit kishte tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Këto ditë në Prishtinë po kremtohet 10 vjetori i pavarësisë Kosovës. Dua të jap një kontribut. E kam sjellë vetë notën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Burundit me të cilën tërhiqet njohja e pavarësisë së Kosovës”, tha Daçiq
Prishtina sërish mohoi.
Liberia
Rasti i fundit është tërheqja e njohjes që e bëri pardje Liberia. Notën për këtë e mori Daçiq nga kolegu i vet liberian Gbezongar Milton Findley. Në notë thuhet, ndër të tjera, se Liberia e ka njohur Kosovën në vitin 2008 në bazë të informatave se Beogradi nuk ishe ei gatshëm të bisedonte për zgjidhjen e krizës në “krahinën jugore” të Kosovës.
Tërheqja do të zgjasë derisa të përfundojnë bisedime Kosovë – Serbi.
Behgjet Pacolli sërish mohoi këtë informatë.
Të tjera
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...