Lajme

Po arratiseshin nga terrori policor, mbytet në lum familja me dy fëmijë (FOTO LAJM)

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 13 February 2018

Dy familje janë shuar gjatë mesdites së sotme në lumin Maritsa që ndan Turqinë nga Bullgaria në tentativë për t’u larguar në mënyrë ilegale nga Turqia.

Në varkën që ishte nisur prej pjesës turke të lumit ndodheshin gjithsej tetë persona, mes të cilëve dy gra dhe tre fëmijë.

Varka është mbytur dhe deri më tani janë gjetur trupat e dy fëmijëve, dy djem, njëri 11 vjeç dhe tjetri 3 vjeç. Sëbashku me ta është gjetur edhe trupi i nënës së tyre, Aishja, 37 vjeçe.

-Advertisement-

Ndërkohë, nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me katër personat e tjerë që ndodheshin në varkë.

Ata ishin në rrugën për të shpëtuar nga përndjekja që i bënte policia pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera