Sport

Plas te Vllaznia, kryesia me vendim të papritur

Autori: Gazeta inFokus 23:27 | 29 January 2018

Sa u mendua se Vllaznia e Pozheranit doli nga kriza, problemet për këtë klub nuk kanë të sosur.

Së fundmi, kryesia e klubit ka dal me një komunikatë ku rishqyrtohet mundësia për të mos i vazhduar garat e Vala Superligës.

Për më shumë lexojeni komunikatën pa ndërhyrje të klubit nga Pozherani

-Advertisement-

Komunikatë nga Kryesia e Kf Vllaznia Pozheran !

Njoftim: Vllaznia e Pozheranit perseri rishikon vazhdimin e garave ne SuperLigen e Kosoves,te dashur Pozheranas, te nderuar udhëheqës Komunal, e nderuara Federata e Futbollit të Kosoves dhe ju media te shkruara dhe elektronike!!!
Pas shum e shum problemesh financiare dhe organizative Vllaznia e Pozheranit u duk se e murr veten dhe angazhoi trener dhe lojtar per vazhdimin e garave, por sot me datë 29/01/2018 vjen goditja thuaja se vdekje prurëse nga Kuvendi Komunal i Vitiës qe fusha ndihmëse per stërvitje te zhvendoset ne fsh.Sadovine e Jerlive që nga Pozherani deri ne Sadovine eshte 17 Km larg. Ne ende nuk kemi fushe ku ti zhvillojme ndeshjet kampjonale e mos te flasum per fushe ndihmëse, ne menduam qe sado pak do te na mundesohet qe stervitjet ti zhvillojme pa shpenzime te udhetimit por edhe kjo na u MOHUA. Vallë a kemi motiv te vazhdojmë më tutje të egzistojmë!!!???

Kryesia e KF Vllaznia !!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera