Sport

Plas te kombëtarja e Anglisë, sherr për bonusin e Botërorit

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 16 September 2019

Imazhi i heronjve të ko mbëtares angleze ësh të njollosur prej një sherri për ndarjen e bonusit të Kupës së Botës 2018 prej 3 mln sterlinash. Yjet e “Tre Luanëve”, Herri Kejn dhe Xhordan Henderson u shpërblyen për arritjen e tyre deri në gjysmëfinale në Rusi një vit më parë.

Ata ishin në krye të diskutimeve për ndarjen e bonusit, por të tjerë lojtarë u lanë jashtë negociatave. Tifozët e Anglisë i kanë quajtur të pangopur lojtarët për këtë sjellje, ndërsa legjenda e portës Peter Shilton ka mbetur i shokuar nga kjo sjellje. Gjatë turneut në Rusi, yjet e kombëtares u vlerësuan duke qenë se vendosën të dhurojnë bonusin që ata fituan për çdo ndeshje (2.500 paund) për bamirësi.

Por “The Sun” zbulon se një grup lojtarësh negocioi me federatën bonusin e performancës së ekipit në Rusi. Ky grup lojtarësh përfshinte kapitenin Kejn (fiton 200 mijë paund në javë te Totenhemi), Henderson (150 mijë te Liverpuli) dhe Uokerin, Meguajërin, Daierin, Lingardin dhe Delfin. Në muajin maj të këtij viti, FA u shkroi të gjithë lojtarëve se ata do të përfitonin një bonus prej 137 mijë paundësh për rezultatin e tyre në Botëror. Bordi i lojtarëve të mësipërm instruktoi avokatin sportiv, Pol Fleçer, që t’ua paguante atë firmave të së drejtës së imazhit, në mënyrë që të mos paguanin taksa. Por në fund lojtarët u paguan si punonjës të federatës.

-Advertisement-

FA pagoi madje edhe siguracionin mbi bonusin, 18.809 paund për lojtar. “Bonusi ishte një shok për ata që nuk e dinin për të. Ata e vlerësuan si të çuditshme që këta djem super të pasur të kishin nevojë për më shumë para. Disa prej tyre e quajtën grykësi të panevojshme. Por në fund të ditës, askush nuk do ta refuzonte”, thotë një burim për “The Sun”. Ndërsa Peter Shilton, i cili është lojtari me më shumë prezenca në historinë e kombëtares, shtoi: “Kjo tregon babëzinë e disa lojtarëve. Është një krisje e imazhit të një Botërori të shkëlqyer”.

Pas turneut, kampioni i botës Kilië Mbape, e dhuroi të gjithë bonusin e Francës (në total 360 mijë sterlina) për bamirësi për fëmijët. Shembullin e tij e ndoqi edhe shoku i skuadrës Blez Matuidi. “Kilian ka të drejtë kur thotë se ne fitojmë shumë para. Për ne nuk është një shifër e madhe, por për ta është shumë”. Greqia, në Botërorin e 2014-ës, kërkoi që shpërblimi i tyre për kualifikimin në 1/8-at t’i kthehej federatës mbrapsht në mënyrë që ajo ta investonte për të ardhmen e ekipeve kombëtare. “Ne luajmë vetëm për Greqinë dhe popullin tonë”, thanë helenët njëzëri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera