“Planet e Serbisë janë ogurzeza” – “Rekrutohen mbi 300 paramilitarë në dy baza afër kufirit me Kosovë”
Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 19 November 2023
Shqetësimet e zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe të Bashkimit Evropian (BE) se incidentet e dhunshme në Kosovë mund të shndërrohen në “konfrontim rajonal”, duhet pranuar me kujdes.
Këto shqetësimë po forcohen edhe më shumë nga preukopimet e kryeministrit, Albin Kurti dhe ministrit të Mbrojtes, Ejup Maqedonci.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me anë të një postimi duke thënë se në Rashkë të Serbisë, po shihet një riorganizim i grupit paramilitar dhe terrorist i Millan Radoiçiqit, me mbështetje dhe udhëheqje të shtetit serb. Sipas Kurtit, më 10 nëntor, Radoiçiq udhëhoqi një takim me rreth 40 politikanë serbë dhe zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova.
Ndërsa së fundi, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se Serbia e ka rrethuar Kosovën me 48 baza ushtarake në kufi dhe se “po presin një moment të volitshëm për mësymje” në Kosovë.
Kosova është shumë e ekspozuar para një rreziku real, të një aktiviteti të dhunshëm siç e kemi parë më datë 24 shtator të këtij viti.
Kështu e vlersojnë situatën ekspertët dhe njohësit e sigurisë, Bedri Elezi dhe Ramadan Qehaja, por i po të njëjtit mendim është edhe Burim Ramadani, ish-inspektori i AKI-së.
Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka deklaruar se rreziku për përsëritjen e një ngjarje të tillë siç ishte 24 shtatori është shumë i madh me ç’rast ka pasur edhe lëvizje konkrete edhe nga Nato në këtë drejtim të cilët kanë forcuar kuadrin e tyre në Kosovë.
“Kosova është shumë e ekspozuar para një rreziku real, të një aktiviteti të dhunshëm siç e kemi parë më datë 24 shtator, ku grupe kriminale apo terroriste siç i ka shpallë Qeveria e Kosovës të mbështetura nga Serbia dhe Rusia kishin bërë një agresion më 24 shtator. Prandaj rreziku i një ngjarje të tillë që të kemi prap është shumë i madh dhe këtë rrezik e kam paralajmëruar në vazhdimësi edhe institucioneve më të rëndësishme të sigurisë siç është NATO, ShBA dhe së fundi kemi pasur edhe një lloj kërkese për vigjilencë dhe kujdes edhe nga kancelari gjerman, Olaf Scholz”, ka thënë Elezi.
I njëjti ka thënë se, Serbia ka rekrutuar mbi 300 persona të dislokuar në dy baza ushtarake në pjesën e kufirit të Mitrovicës duke i paguar ata me një shumë prej një mijë deri në pesë mijë euro për të marrë pjesë në sulmet e mundshme që mund të ndodhin së shpejti në Kosovë.
“Janë dy baza ushtarake në pjesën e kufirit të Mitrovicës brenda territorit të Republikes së Serbisë dhe janë diku afër 20 kilometra larg kufirit administrativ në Kosovë dhe në ato dy baza dyshohet se janë mbi 300 persona të rekrutuar të gjithë të udhëhequr nga struktura të cilët i kemi parë me 24 shtator dhe se të njëjtit nuk ishin arrestuar apo nuk ishin ndaluar nga autoritetet serbe pasi që ishin larguar nga Kosova”, ka deklaruar Elezi.
“Të njëjtit dyshohet dhe besohet që janë riogranizuar dhe kanë rekrutuar edhe djemë të tjerë të moshës madhore dhe mund të them se po paguhen nga vlera 1 mijë deri në 5 mijë euro, por t’u rekrutuar dhe për të marrë pjesë në sulmet që mund të ndodhin së shpejti në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në katër komunat me shumicë serbe”, vijon ai.
Sa i përket armatimit, ai ka thënë se armët për këta rekrutë të rinjë janë duke u future përmes rrugëve dytësore nga trekëndëshi nga Serbia, në Maqedoninë e Veriut e më pas deri në Kosovë.
“Dyshohet se një numër i konsiderueshëm i armatimit janë duke u futur nga trekëndëshi Serbi-Maqedoni-Kosovë duke përdorur disa rrugë dytësore që kalojnë nëpër fshatrat serbe dhe arrijnë deri në Prishtinë”.
“Roli kryesor në mirëmbajtjen e sigurisë në Ballkan i takon NATO-s”
Në anën tjetër, ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka bërë të ditur se Serbia vazhdimisht ka nxitur destabilitet në rajon dhe se ajo është duke u armatosur nga Rusia, Kina dhe Irani.
“Planet e Serbisë janë ogurzeza. Ajo nuk ka pushuar aktivitetet e saj për të nxitur destabilitet rajonal, kërcënuar Kosovën dhe sfiduar seriozisht NATO-n. Ani pse investimi i NATO-s në Ballkan është i madh, Serbia mbetet masha kryesore e Rusisë. Ajo po armatoset vazhdimisht nga Rusia, Kina dhe Irani. Kështu po dëshmon që është destabilzuesi i Ballkanit”, ka thënë Ramadani.
Sipas tij rrethanat aktuale dhe ato të ardhshme do të dëshmojnë se planet e Serbisë janë përpos të këqija, janë edhe të pamatura mirë dhe do të dështojnë edhe për nga aspekti i sigurisë, edhe nga ai diplomatik.
Tutje ai ka theksuar se “NATO sa më shpejtë të ftojë Kosovën për anëtare të saj aq më mirë për stabilitetin rajonal, NATO sa më shpejtë të përjashtojë Serbinë nga Partneriteti Për Paqe aq më i qartë mesazhi për Millosheviqët e vegjël në pushtet”.
“Radojçiq dhe kriminelët tjerë janë “emisarët special” të Vuçiqit, Vulinin dhe Mosjilloviqit. Vendimet i marrin ata, ndërsa Serbia ka kriminelë mjaftueshëm për të kërcënuar stabilitetin rajonal. Institucionet e sigurisë së Serbisë vuajnë nga e kaluara: edhe nga komunizmi, edhe nga gjenocidi që kanë bërë”, ka përfunduar ai.
Ndërkohë, rreth kësaj çështjeje, Dukagjini ka kontaktuar edhe me gjeneralin në pension të çështjeve ushtarake dhe sigurisë, Ramadan Qehaja i cili tha se rreziku ekziston dhe asesi nuk mund të neglizhohet diçka e tillë.
“Rrezikshmëri për ndërhyrje në Kosovë nga forcat serbe ka dhe asesi nuk mund të mohohet diçka e tillë”, ka thënë Qehaja.
Fillimisht ai nuk beson që ushtria serbe do ta sulmojë drejtpërdrejtë Kosovën me një invadim klasik, por mund të mbështes grupe të caktuar që të krijojnë rrethana e mandej të futet ushtria serbe.
Tutje ai ka theksuar se “forcat ushtarake dhe policore serbe po përgatiten dita ditës që në momentin e caktuar të jenë të gatshëm për të kryer detyrat që kanë të bëjn me aneksimin e një pjese të territorit të Kosovës”.
“Këta njerëz si Milan Radojçiqit dhe të tjerët nuk mund të inkorperohen në këto veprime të mëtejshme, por këtë po e shoh më shumë si një lloj taktike të veprimit apo një manovër politik i cili ka për qëllim të fut një panik dhe ai nuk mund të veprojë më sepse ai është demaskuar dhe qëllimet e tij janë parë tanimë”, vijon ai.
Ai ka përfunduar duke thënë se reagimi i ndërkombëtarëve kundër Serbisë nuk do të jetë i ashpër siç shpresojmë ne.
Ndryshe, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, këtë javë kishte deklaruar se Rusia mund të tentojë të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Presidenti ukrainas kishte thënë se nëse partnerët e tyre nuk bëjnë asgjë tani, atëherë do të ketë një “shpërthim” tjetër në Ballkanin Perëndimor.
Të tjera
-
Ahmeti: Në çdo fshat e lagje po na mirëpresin, prandaj bashkë do të jemi edhe më 9 shkurt në fitoren tonë të madhe
Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, është pr...
-
Dakaj – Drenorit: Unë s’kam qenë asnjëherë me pushtetin, jam gazetar dhe e mbaj rolin tim
Gazetari Shkelzen Dakaj i ftuar në emisionin “Zgjedhjet në KOHË”, gjatë bised...
-
Dakaj: Albin Kurti i fton mediat në konferencë dhe iu thotë mediave që po bëjnë spekulime
Gazetari Shkelzen Dakaj i ftuar në emisionin “Zgjedhjet në KOHË”, ka folur p...
-
Albana Haxhimustafa Murseli: Me Bedri Hamzën kryeministër, do ta ndërtojmë të ardhmen që meritojmë
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana H...
-
Krasniqi: Dallimi me qeverinë aktuale është se ne kryejmë punë e këta kanë veç fjalë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në emisionin ...
-
Haradinaj, Gërvallës: Betejën e parë me ushtrinë serbe e kam më 6 maj ’97 kur m’u vrạ vëllai e u plạgos Rafeti
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklarata...
-
Musliu: Mitrovica foli sonte me gjuhën e shpirtit
Ganimete Musliu kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e ...
-
Kolgeci i LDK-së: Është koha që të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të punojmë së bashku për të realizuar ëndrrat tona
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 91, Selman K...
-
Vlora Dumoshi: Prishtina do të jetë shembulli më i mirë i fitores më të madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 30, Vlora D...
-
Gashi fton qytetarët në tubimin e radhës me 2 shkurt në Obiliq: Obiliqi zgjedh të ardhmen
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhaf...
-
Krasniqi: Mbështeja që po merr Hamza dhe PDK-ja na jep besim se do të dalim parti fituese më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në emisionin ...
-
Lushtaku: Kosova është më shumë se një vend, është një trashëgimi e cila meriton dhe do të jetë 100% herë “Ma Mirë”
Mergim Lushtaku kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e ...