Opinione

Plaku, mund të ishte babai im!

Autori: Gazeta inFokus 08:29 | 06 July 2017

Shkruan: Besnik Kalisi

Çdo vdekje është e ftohtë, por vdekja nga vdekja aq shumë dallon sa lenë pasoja tek familjaret e të vdekurit!

Rasti i plakut që vdiç nën vëshgimin e kamerës së siguris së një kompanie, ishte një vdekje, ishte një turp, ishte një tragjedi por edhe një sinjal qe nuk po na presin ditë të mira në të  ardhmen!

-Advertisement-

Përveç vdekjes së plakut që është fatkeqësi, fatkeqësi me e madhe janë ata kalimtarë të rastit që për ta ishte më e rëndesishme puna apo angazhimet e tyre se sa jeta e një njeriu, pra me pak fjalë trupa të gjallë me shpirtë të vdekur!

A thua si ndjehen familjarët e viktimës, që përveç lotëve që derdhin për humbjen e të dashurit të tyre, duhet të derdhin edhe lotë deshperimi sa herë që shohin videon se si vdiç familjari!

Nga historia jonë, në jemi popullë i mëshirshëm, shumë bujar dhe që e ndihmojmë njeri-tjetrin por me këtë rastin qe ndodhi po i frikesohem të ardhmes, se ngadal ngadal jemi duke i humbur vlerat që jemi krenuar si popull dhe që kemi qëndruar gjithë të bashkuar!

Duke i pare rreziqet e varfërisë shpirtërore dhe shtimit të dashuris ndaj materiales, duhet një senzibilizim i përgjithshëm shoqërore për ta ushqyer, kujdesur dhe për t’i dhënë përparesi anës shpirtërore se sa asaj materiale, që patjetër duhet përshirjen e religjioneve që do të kenë ndikim të madhë në vetëdisimin dhe ç’rrënjosjen e kësaj dukurie!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera