Lajme

Plẚgoset një person në Suharekë, Policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 12 July 2024

Sot rreth orës 11:57, stacioni policor në Suharekë ka pranuar informacion se në fshatin Popolan dyshohet se një mashkull 54 vjeç ka pësuar lëndim të rëndë trupor nga arma e zjarrit.

Të gjitha njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku gjatë ekzaminimit të vend ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë së bashku me një karikator, shtatë fishekë dhe një gëzhojë.

“Viktima është transferuar në qendrën emergjente në Suharekë ku dhe është duke pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë” bën të ditur Policia.

-Advertisement-

I dyshuari i rastit, mashkull kosovar, është identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Njësitet policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit aktualisht janë duke punuar në hetimin e të gjitha rrethanave të rastit” thuhet tutje në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera