Pas Durmishit edhe shefi i kabinetit të Aliut në “aksion” për të dëshmuar se Ministria i ka dhënë paratë për projektin “Mokna”
Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 04 August 2024
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të dielën postoi një video nga Istogu për një projekt Nga Bjeshka e Moknës dhe rruga e re prej 19.1 kilometrave që po ndërtohet aty.
Pas videos nga Istogu, kanë ardhur reagime nga Lëvizja Vetëvendosje due thënë se projekti financohet nga Ministria e Infrastrukturës.
Për këtë të dielën ka reaguar zëvendëskryeministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Pas tij, edhe Valon Hoti, shef i kabinetit të ministrit Liburn Aliu.
Ai ka thënë se “manipulimet nuk kalojnë”, duke theksuar se projekti është i financuar nga Ministria e Infrastrukturës.
“Manipulimet nuk kalojnë ndërsa punimet për projektin “Livadhet e Istogut – Mokna vazhdojnë. Ilir Ferati e paska bërë një reagim të lodhët. Vetëm një gjë paska harruar qëllimisht. Atë më të rëndësishme për realizimin e një projekti infrastrukturor, pra financat. Kush e financon projektin Livadhet e Istogut – Mokën, faza II? Komplet ky projekt financohet nga MMPHI. Vlera e tij është 2.9 milionë euro, kurse procedurat i ka ndjekur komuna sepse është rrugë lokale”.
“E sa për ligjërata, zakonisht ato i keni të bazuara në manipulime, mashtrime e gënjeshtra. Është mirë që Lumirin kur të vjen herë tjera në Istog të mos e gënjesh sepse “Rrena i ka këmbët e shkurtëra”. Por, siç duket, edhe atij e edhe juve po ju pëlqen të jetoni në gënjeshtra e iluzione, meqë sondazhet e të gjitha matjet e opinionit publik, ju tregojnë për teposhtzën që keni marrë. Përndryshe, shuma e projekteve për 3 vite që MMPHI ka mbështetur komunën e Istogut është mbi 10 milionë euro dhe janë të listuata në tabelen që shihni. Projektet për të gjithë qytetart pa dallim sigurisht që nuk do ndalen. Gjithsesi, edhe demantimi i gënjeshtrave të tilla poashtu”, ka shkruar ai, në Facebook. /
Të tjera
-
Një grabitës futet në një market, i merr punëtorit rreth 500 euro nga arka
Një person i dyshuar përmes kanosjes ka kryer një grabitje në një market në r...
-
Tentoi me dhụnë t’i detyrojë punëtorët ta ndalojnë punën, arrestohet
Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se përmes presionit...
-
Dyshohet se rrạhụ një grua shtetase të huaj, arrestohet
Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka rrahur një grua shtetase të hua...
-
Vdẹs një burrë në spitalin e Prizrenit, ishte rrëzuar nga shkallët
Një burrë nga Prizreni ka vdekur gjatë ditës së enjte për shkak të lëndimeve ...
-
Bastisjet në Leposaviq, Policia konfiskon rreth 6 milionë dinarë, 57 mijë dollarë, 11 mijë euro e 3 mijë franga
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me bastisjet që janë kryer dje në dy...
-
Ambasada e ShBA-së mirëpret aktakuzën për rastin Banjska, kërkon durim deri në trajtimin e tij
Të mërkurën (11 shtator), Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti ...
-
Policia apel qytetarëve, të jenë të kujdesshëm gjatë ngasjes në ditët me shi
Policia e Kosovës u ka bërë apel shoferëve të jenë të kujdesshëm gjat...
-
Vdẹs zyrtari i Policisë së Kosovës në moshën 52-vjeçare
Zyrtari i Policisë së Kosovës, Ahmet Rrahmani nga fshati Shupkovc i Mitrovicë...
-
Rohde uron Osmanin për “M100 Media Award”, “liria e medias duhet të ruhet”
Presidentja Vjosa Osmani, dje është nderuar me çmimin “M100 Media Award”, çmi...
-
Gjermani: Mungesë personeli në sistemin e shërbimit mjekësor
Gjermania përballet me një mungesë prej rreth 25 mijë profesionistësh të kujd...
-
Gjilan: Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 48-vjeçar me inicialet Z.H., i cili is...
-
Bora e parë në mes të shtatorit në Ballkan bie në Slloveni
Vala e ftohtë e Atlantikut mbi Evropë po lëviz drejt lindjes, ku bora e parë ...